Një grup i të rinjve shqiptarë nga Kumanova kanë vazhduar aksionin e tyre për mbledhjen e ndihmave për vëllerëzit tanë në Shqipëri.

Një pjesë e madhe e njërëzve humanë janë paraqitur për të dhuruar para, batanije dhe artikiuj ushqimorë. Pika ku po grumbullohen ndihmat është vendosur para lokalitetit Garnizon në Kumanovë.

Por një ngjarje e pazakont ka ndodhur kur një maqedonase ka thirrur policinë për ta larguar flamurin, i cili ishte vendosur në vitrinat e lokalit të saj. Policia është sjellur me korrektësi, ndërsa flamuri sërish është vendosur në pjesën ku po grumbullohen ndihmat.