Presidenti francez Emanuel Makron i bëri thirrje presidentëve të Turqisë dhe Rusisë, Rexhep Taip Erdogan dhe Vladimir Putin, që t’i ndërprenë armiqësitë në Siri dhe të merren vesh për ndërprerje të përhershme të zjarrit.

Në telefonatat e ndara me dy presidentët Makroni deklaroi se është thellë i shqetësuar për shkak të katastrofës së mundshme humanitare të shkaktuar me ofensivën siriane në Idlib, transmetojnë mediet britanike.

“Presidenti theksoi se ndërprerje urgjente e zjarrit është e domosdoshme dhe i bëri thirrje Rusisë dhe Turqisë që të vendosin ndërprerje të përhershme dhe të kontrolluar të zjarrit siç ishte marrë vesh me Francën dhe Gjermaninë në samitin në Stamboll në vitin 2018”, bëri të ditur Pallati i Eliseut.

Makroni, gjithashtu, shfaqi keqardhje për shkak të vrasjes së ushtarëve turq në Siri dhe i bëri thirrje Turqisë që të bashkëpunojë me BE-në për çështjen e emigrantëve