Presidenti francez, Emanuel Makron deklaroi se është i gatshëm ta shqyrtojë propozimin e shefit të shtetit rus, Vladimir Putinit për vendosjen e moratoriumit për sistemim të raketave me diametër të mesëm dhe të shkurtër në BE.

Këtë e shkruan gazeta “Frankfurter algemajne”, e cila ka pasur qasje në letrën të cilën Makron ia ka dërguar Putinit.

Sipas gazetës gjermane, Makron më 23 tetor dërgoi një përgjigje në të cilën theksohet se iniciativa e Putinit duhet të studiohet me kujdes në formatet bilaterale dhe multiraterale.

Në fund të shtatorit, zëdhënësi i liderit rus, Dmitrij Peskov, deklaroi se Putini u dërgoi letër krerëve të “shteteve më të mëdha në Evropë dhe Azi” për problemin me raketat me diametër të mesëm dhe të shkurtër. NATO konfirmoi se e ka pranuar letrën, por drejtuesit e Aleancës nuk janë për atë që propozimi të shqyrtohet.

Presidenti francez paraprakisht në një intervistë për revistën “Ekonomist” deklaroi se “NATO ka humbur plotësisht koordinimin brenda Aleancës që mund të karakterizohet si vdekje klinike”.

Marrëveshja për likuidimin e raketave me diametër të mesëm dhe të shkurtër ndaloi të vlejë më 2 gusht. Iniciator ishte SHBA-ja, e cila e akuzoi Rusinë për mosrespektimin e marrëveshjes, ndërsa Moska i mohoj të gjitha akuzat.

Ekspertët druanin se kjo mund të shkaktonte një garë armësh.