Nga partia LSDM thonë se janë të kota përpjekje të VMRO-DPMNE-së që fshehin paaftësinë e kuadrit të saj në qeverinë teknike me shpifje të reja.

“LSDM është bartës i konceptit ‘Një shoqëri për të gjithë’ të cilët janë kundër çdo diskriminimi mbi çdo bashkësie ose individi”.

“Ndarja e qytetarëve, gjuha e urrejtjes, diskriminimi, konviktet etnike, ato janë pamje të VMRO-DPMNE-së dhe janë të ndërlidhura drejtpërdrejt me doktrinat politike të kësaj partie të pareformuar në të cilën asgjë nuk ka ndryshuar”, thonë nga LSDM.

Nga atje thonë se në programin e ofertës politike të VMRO-DPMNE-së vazhdon të funksionojë shpërndarja e lajmeve të rrejshme.