Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë e Zoran Zaevit ka shkarkuar sot përmes Ministrit të Shëndetësisë Filipce, Arben Ziberin nga pozita e drejtorit të Qendrës për Shëndet Publik informon ts.


Ata kanë zëvendësuar në këtë kohë fushate dhe kulmin e krizës shëndetësore me një kuadër maqedonas si ushtrues pra Dr. Aleksandar Stojanov. Ky veprim politik i Filipces cënon drejtpëdrejtë shëndetin publik të qytetarëve dhe institucionin kyç në luftën kundër CoVid – 19 dhe vë në rrezik me mijëra qytetarë.

Ky shkarkim bëhet në kohën e krizës më të madhe shëndetësorë të shkaktuar nga Pandemia e Virusit Korona që po merr shumë jetë njerëzish dhe qindra raste po infektohen secilën ditë.
Ky revanshizëm politik ka ardhë në një moment kur për LSDM-në vazhdon të mbeten prioritare zgjedhjet dhe jo shëndeti i njerëzve i kërcënuar tejmase nga Covid-19 përcjellë ts. BDI me këtë rast i ka reaguar ashpër partnerit trevjecar LSDM-së të cilën ata e sollën në pushtet si humbës i zgjedhjeve.
Me këtë rast për partinë shqiptare Ky veprim është i papranueshëm për arsye se është i frymëzuar kundër familjes së kandidatit shqiptar për kryeministër dhe prandaj dënimi për këto veprime antishqiptare do të shqiptohet me 15 korrik nga ana e qytetarëve të këtij vendi. Ky akt i shëmtuar, brutal dhe populist me elemente të diskriminit etnik dhe hakmarrjes politike është porosi për të gjithë shqiptarët, për
gjithë diasporën shqiptare dhe të gjithë qytetarët e tjerë.

Emërimi i një maqedonasi duke e hequr një shqiptar nga ana e ministrit të Shëndetësisë që e shkarkoi kuadrin shqiptar në kulmin e pandemisë ka irrituar shumë shqiptarë që kanë shprehur indinjatën e tyre përmes rrjeteve sociale duke e cilësuar këtë një skandal të paparë ndërsa e lidhin këtë si një hakmarrje për idenë e kryeministrit të parë shqiptar.ts