Mjaftoi një postim i një këshilltari deri sot i panjohur dhe aq , në rrjetin social facebook ,pra Mane Manojlovski, për të parashtruar pyetjen e madhe a dallon LSDM e sotme nga ajo e shkuara?!.Me plot fjalë fyese ,madje më shumë se kaq sepse ai kërkonte shfarrosjen e shqiptarëve dhe i ofendonte rëndë ata duke i quajtur madje kaçakë ,jashtë çdo etike dhe me ide krejtësisht raciste , askush të paktën deri tani nga partia e tij nuk ka reaguar për tu distancuar nga qëndrimet e tij publike shumë kërcënuese dhe të ulëta .Nga LSDM lideri i të cilës flet parreshtur për një shoqëri të barabartë për të gjithë nuk ka reagime ndaj këtyre deklaratave skandaloze .A janë këto tregues se LSDM për të rritur rejtingun tek pala maqedonase, kthehet tek gjeneza, tek nacionalizmi i skajshëm dhe shtypës për shqiptarët si në kohën e ish liderit historik të tyre Branko Cërvenkovski ? .

Në këtë fushatë plot fjalor nacionalist duket se ideja e një kryeministri shqiptarë të ketë qenë ajo që e ka trazuar këtë subjekt duke kërcënuar partnerin që ia themeloi qeverinë BDI-së ,pra tre vite më parë , se me këto kërkesa maksimaliste për kreun e Qeverisë të jetë shqiptar , ajo pra partia e Ahmetit do mbetet në opozitë dhe se pozitën e kryeministrit Zaev nuk ka ndërmend ta lëshojë në rast të një fitoreje të tij informon TetovaSot .


Arben Llalla për TetovaSot: LSDM e Zaevit është e njëjta ajo parti me ideologji dhe veprime si partia komuniste Jugosllave e trashëguar pas viteve 1990 nga Cervenkovski

Analisti politik dhe njohësi i mirë i rrethanave politike Arben Llalla thotë për TetovaSot se Partia LSDM e Zaevit është e njëjta ajo parti me ideologji dhe veprime si partia komuniste Jugosllave e trashëguar pas viteve 1990 nga Cervenkovski. Pra, kjo parti i llogaritë shqiptarët njerëz të kategorisë së dytë, i do shërbëtor që çdo mëngjes tja çojnë qumështin falas tek dera. “LSDM ka punuar e punon fortë që ti përçajë shqiptarët më tej ti tresë si kripa në ujë. Më vjen çudi heshtja dhe si nuk reagon partia shqiptare e cila është në koalicion parazgjedhor me LSDM, por edhe ata shqiptar që janë nënkryetar dhe funksionarë të lartë të LSDM, kur bëhen ofendime të rënda për kombin dhe kulturës shqiptare” shprehet Llalla ,analist politik . Sipas tij duket qartë se LSDM punon për dobësimin e BDI dhe zhdukjen e PDSH sepse vetëm këto dy parti janë të cilat mund ti bëjnë ballë LSDM, por edhe çdo partie tjetër shoviniste sllavomaqedonase. “Në përfundim dua të them se i madhi Arbër Xhaferi ka thënë: “LSDM-ja kultivon një nacionalizëm tinëzak, ose të kamufluar, që synon të vërë në gjumë si faktorin shqiptar ashtu edhe atë ndërkombëtar shprehet ai”.
Llalla në të njëjtën kohë i ka bërë thirrje votuesit shqiptar që përpara se të votojnë duhet të mendohen mirë se kujt po ia japin votën, më mirë të votojnë për shqiptarin më të keq se sa për LSDM apo një parti tjetër jo shqiptare deklaroi Arben Lalla.

LSDM po kthen kartën e nacionalizmit sepse ka treguar se di ta luajë atë shumë më mirë se VMRO që është e hapur në këtë drejtim dhe shqiptarët i druhen.LSDM poashtu ka në koalicion një parti shqiptare ,të të Besës.Por cështja është se si do ndjehen votuesit shqiptar me këto fyerje të rënda ,raciste dhe që kërkojnë shfarrosjen e një kombi tjetër ?!

Këshilltari i LSDM kërkon vrasjen e shqiptarëve dhe i ofendon

Mane Manoljovski këshilltar i LSDM-së , ka përdorë një fjalor fashist ndaj shqiptarëve në një postim të tij në rrjetin social facebook me plot fjalë të ndyta duke sharë me nënë shqiptarët dhe duke i quajtur kaçakë për të kërkuar të dijë ose të tregojnë këta të fundit se nga janë , nga Kosova apo Shqipëria .