Ballina MAGAZINA Loredana në lidhje të re dashurie!

Loredana në lidhje të re dashurie!

Një ndër emrat më të përfolur në industrinë muzikore është rep-artistja Loredana Zefi. ‘Skandali’ me çiftin zviceran, pastaj ndarja me Mozzik, ishin vetëm disa nga çështjet për të cilat ajo u bë kryetemë e mediave rozë. Së fundi në një emision televiziv artistja foli rreth ndarjes së saj me Mozzik, duke thënë se nuk ka pasur asnjë arsye. Pas deklaratave të saj, reagoi Mozzik, i cili ka fajësuar Loredanën për gënjeshtra dhe se po e përdor vajzën e tyre për tu viktimizuar.

Ani pse ka vetëm pak javë kur artistja foli publikisht për këtë temë, janë disa fotografi që kanë nxitur dyshime se ajo është në lidhje të re dashurie! Gjithçka nisi me një video ku shihet në aeroplan reperi Zuna, me të cilin thuhet se ajo është në lidhje, teksa në prehrin e tij shihet një grua (bionde), që aludohet se është rep-artistja Loredana.

Tejet të diskutuara së fundmi kanë qenë deklaratat e saj për ndarjen nga reperi Mozzik, për të cilat ai më pas bëri një reagim në rrjetet sociale, duke e quajtur fajtore për arsyet e distancimit mes tyre.Sido që të jetë, Loredana së fundmi është komentuar nga fansat të cilët kanë aluduar se ajo ka treguar një afrimitet më të madh se sa thjeshtë miqësor me reperin Zuna, i cili është mik i ngushtë i reperit me prejardhje shqiptare, Azet.

Dyshimet u përforcuan kur dyshja sollën disa storie, e që duket që janë realizuar në veturën e reperit. Të dy artistët nuk dhanë ndonjë reagim rreth kësaj çështje.

Vlen të theksohet se edhe ditë më parë Loredana kishte publikuar një fotografi, ku shihej dora e saj edhe e një mashkulli, duke zgjuar kështu edhe më tej kurreshtjen për jetën e saj private.
Reperja me prejardhje nga komuna e Ferizajt, Loredana Zefi, vazhdon të jetë e shumë komentuar në media dhe atë jo vetëm karrierën e saj.

Tejet të diskutuara së fundmi kanë qenë deklaratat e saj për ndarjen nga reperi Mozzik, për të cilat ai më pas bëri një reagim në rrjetet sociale, duke e quajtur fajtore për arsyet e distancimit mes tyre.

Sido që të jetë, Loredana së fundmi është komentuar nga fansat të cilët kanë aluduar se ajo ka treguar një afrimitet më të madh se sa thjeshtë miqësor me reperin Zuna, i cili është mik i ngushtë i reperit me prejardhje shqiptare, Azet.

Një video e publikuar në Instagram, ku Zuna shfaqej në aeroplan dhe një vajzë bionde e shtrirë në prehrin e tij [e aluduar si Loredana], u bë shkas i këtyre spekulimeve.

Por ndaj këtyre lajmeve nuk pati një qëndrim zyrtar nga Loredana lidhur me këto aludime të mediave, një prej të cilave e ka bërë edhe e përditshmja zvicerane 20 Minuten, e cila njëherësh ishte e para që shkroi për skandalin e saj të madh vitin e kaluar.

Mirëpo disa postime të fundit në rrjetet sociale nga vet dyshja kanë përforcuar dyshimet se mes tyre mund të ketë diçka.

Zuna publikoi një fotografi ku shfaqej në veturën e tij luksoze të tipit ‘Mercedes’, teksa zbulonte vetëm një pjesë të krahut të tij me tatuazhe.