Rap-artistja nga Ferizaj, Loredana Zefi, para pak ditësh lansoi këngën e re “Kein Wort” në bashkëpunim me artisten gjermane, Juju.

Kënga u prit mjaft mirë nga publiku dhe tashmë për vetëm tri ditë ka kaluar shifrën e tre milionë klikimeve në platformën digjitale, YouTube.

Por, se çfarë kuptimi ka kjo këngë? Reperja e ka zbuluar në një intervistë të dhënë për emisionin Prive.

Biondja tregon se bëhet fjalë për një histori dashurie që nuk ka shans të dytë. “Nuk ka më falje, mbaroi me kaq. Nuk i besoj më fjalëve”, u shpreh Loredana.

Ajo ka shtuar se beson në shans të dytë, por shumë pak.

View this post on Instagram

Gleich!!!! 00:00!!!! Wie kann man jemand so krass hassen wie ich dich!!! @jujuvierundvierzig @miksu @macloud

A post shared by Loredana (@loredana) on Jan 16, 2020 at 1:41pm PST

Javën e kaluar, reperja Zefi është kthyer në një nga emrat më të komentuar në faqet rozë për shkak të intervistës së fundit, ndërsa tregoi arsyet e ndarjes nga ish-partneri i saj, reperi Mozzik.

Megjithatë, nuk mungoi as një replikë nga ky i fundit duke e kritikuar dhe duke i thënë që të mos e përdorë vajzën si ‘armë për mbrojtje’.