Grupi i punës i përbërë nga zëvendësministri i Kulturës, Vladimir Llazovski, sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri dhe drejtoresha e Teatrit Popullor të Maqedonisë, Simona Ugrinovska, do të duhet ta hetojnë mënyrën se si është realizuar festimi i 30 vjetorit të ekzistimit të tifo grupit “Shvercerat”, të premten e kaluar në TPM.

Kjo u vendos në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Ndërsa, grupin treanëtarësh kryeministri Zoran Zaev e obligoi të përgatisë raport për mënyrë se si është miratuar dhe realizuar organizimi i mbrëmjes në Institucionin Kombëtar TPM-ë.

Në raport duhet të përmbahet edhe informacion i detajuar për dëmin eventual të inventarit.