Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se zyrtarisht tashmë do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Ky njoftim ka ardhur pas përfundimit të rinumërimit të 1407 vendvotimeve.

“Pas përfundimit të rinumërimit të mbi 1400 vendvotimeve dhe numërimit të të gjitha votave të rregullta, vullneti i qytetarëve të Kosovës u lexua. NISMA dhe koalicioni ynë do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Tanimë mund të flasim për një rezultat të rregullt zyrtar”, thuhet në njoftim.

Mes tjerash, Limaj ka falënderuar votuesit e koalicionit Nisma-AKR-PD.

“Me këtë rast, falënderojë anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e koalicionit tonë për mbështetje në këtë garë zgjedhore! Ashtu siç kemi thënë nga fillimi NISMA dhe koalicioni ynë do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës falë votës dhe mbështetjes se mbi 42 mijë votuesve.Urime të gjithë votuesve të koalicionit tonë”.