Lëvizja Anti Bixhoz nga Tetova informon se është dërguar letër e hapur deri tek kryeministri Zoran Zaev, për, siç thonë, leje për hapjen e zinxhirit të bastoreve. Informojnë se deri tek komisioni për financim dhe buxhet është dërguar letër për mosrespektimin e ligjit të tanishëm.

“Në momentin që Evropa na i shua dritat do të ndizen dritat e zinxhirit të atyre bastoreve; dritat nga hapja solemne e kazinosë në shesh të Shkupit të gjitha këto me kapital të huaj. RMV shndërrohet në Las Vegas të Ballkanit,me standard të ulët dhe bixhoz të theksuar,kjo është turp”, thuhet në letër.

Ata kërkojnë përgjegjësi nga kryeministri.

“Zotëri kryeministër këto bastore dhe lojëra fati nuk bien nga qielli por ju dhe Ministria e Financave e cila është nën ombrellen tuaj u jep leje andaj mos habitemi pse ngelëm në Gadishullin Ballkanik, pasi ky zinxhir i bastoreve është në Bosnje e Hercegovinë, Serbi dhe në Kontinentin e Afrikës. Paramendoni moton e tyre “Jeta është lojë” nëse edhe ju ashtu e mendoni po ju themi që e keni shumë gabim, pasi shumë herë ju kemi thënë që me bixhoz nuk shkohet ne Evropë”, theksohet në letër.

Nga lëvizja potencojnë se janë të frustruar me këtë situatë.

“Jemi të indinjuar thellë dhe me të drejtë dyshojmë për një bashkëpunim ndërmjet institucioneve që duhet t’i luftojnë këto dukuri dhe kompanive të lojërave të fatit. Ne si Lëvizje Anti Bixhoz presim nga ju dislokimin apo mbylljen e objekteve ekzistuese, pasi ashtu premtuat,e jo të mundësoni hyrjen e kompanive të reja.
Bastet janë krim, krimi nuk tolerohet. Mos lejoni shkatërrimin e harmonive familjare” thuhet në kumtesë.

Për mossjelljen e ligjit të ri për lojra të fatit, letër është dërguar edhe deri tek presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski