Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në zonën e Durrësit dhe të Tiranës.

Sipas të dhënave paraprake, EMSC raporton se lëkundjet sizmika kanë qenë me magnitudë 3.2 sipas shkallës Rihter dhe thellësi fokale 10 km.

Referuar të dhënave të publikuara nga EMSC, epiqendra e tërmetit ka qenë 13 km në veriperëndim të Shijakut dhe 32 km në veriperëndim të Tiranës.

Lëkundjet e lehta janë regjistruar rreth orës 22:15.

Qytetarë të shumtë kanë shkruar në redaksinë e JOQ Albania, ku shprehen se lëkundjet janë ndjerë por zgjatën shumë pak.

Kujtojmë këtu që prej disa ditësh në vendin tonë janë regjistruar disa lëkundje sizmike, kryesisht në zonën e Durrësit, të cilat kanë qenë me fuqi të ulët dhe pjesa më e madhe e tyre thuajse nuk janë ndjerë fare nga qytetarët.