Gratë e Forumit të Gruas të Bashkimit Demokratik për Integrim janë shtylla e partisë! Ato gjithmonë kanë qenë faktori shtytës për t’i çuar proceset para. Me punë, me strategji kemi arritur shumë, por kemi edhe shumë për të bërë.
“Opinioni i rrjeteve sociale” ata të cilët gjithmonë dijnë të gjejnë fajtorë kujdestarë, na u paskan brengosur se pse në radhët e posteve ministrore nuk paska as një propozim grua. Dhe më shumë, na u paskan brengosur se pse Forumi i Gruas nuk paska ngritur zërin dhe nuk paska reaguar.
Forumi i Gruas i BDI-së nuk i zgjedh punët në rrjetet sociale dhe nuk vepron me eufori dhe për tu reklamuar. Por, gjithmonë duke u bazuar në vlera dhe parime ka ngritur zërin në instancat partiake dhe në komunikim të vazhdueshëm me Kryetarin Ali Ahmeti ka zgjedhur të gjitha çështjet që ju takojnë grave. Kështu është edhe kësaj radhe, aty ku takojmë, brenda në shtëpinë tonë të madhe të Bashkimit Demokratik për Integrim, bashkë me Kryetarin tonë dhe strukturat tjera partiake, jemi duke vepruar që të kemi kuadrot më të mira në vendet e duhura! Ne kemi besimin te Kryetari jonë, dhe ashtu siç na ka përkrahur deri më sot, ashtu do të jetë edhe tani dhe në të ardhmen.
Pozicioni ministror “nuk është parim i vetëm i Forumit të Gruas” . Ajo ka ndikuar dhe vepruar në përmirësimin e pozitës së Gruas në çdo cep të shoqërisë, ku tash më 18 vite përveç pozitave ministrore, zëvendëskryeministre, deputete, Bashkimi Demokratik për Integrim është e vetmja parti shqiptare që ka kandiduar gra që kanë fituar në pozitat për Kryetare Komune.
Falë politikave të Bashkimit Demokratik për Integrim sot gruaja shqiptare është institucionalizuar.
Përderi sa koleget tona të partive tjera mirren me çështjen e shamisë si çështje e analfabetizmit, ne kemi promovuar vlera dhe kemi punuar dhe kemi realizuar ambiciet e gruas shqiptare, të arrihet baraspeshë në instancat partiake por dhe në vendet udhëheqëse, të respektohet dhe vlerësohet diverziteti, dhe gratë të mund t’i punojnë profesionet që kryesisht i bëjnë burrat. Ne jemi të vetëdijshëm se të gjitha nuk arrien me një shkop magjik, por pozita e gruas shqiptare në shoqëri tash më 18 vite ka arritur revolucion në të gjitha sferat e shoqërisë, falë politikave të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Forumi i Gruas punon në të gjitha fushat – ekonomike, politike, sociale, shëndetësore, arsimore etj, për të përmirësuar dhe lehtësuar jetën e secilës grua në këtë shoqëri.
Edhe ato individe që akuzojnë dhe ofendojnë Bashkimin Demokratik për Integrim dhe Forumin e Gruas kanë ndjerë të mirat dhe të arriturat tona, por një fjalë e urtë popullore thotë “Secili jep atë që posedon”!