Los Angjelos Lejkërs fitoi me rezultat 109:108 në Memfis në ndeshjen e NBA-së. Kjo është fitorja e shtatë e njëpasnjëshme e lejkersëve, pasi që Lebron Xhejms përfundoi me 30 pikë për fituesit, ndërsa Entoni Dejvis shtoi edhe 22 pikë.

“Mbreti” i solli epërsi mysafirëve me gjuajtjen e tij precize në 1.30 minutë para sirenës, ndërsa “grizlit” nuk arritën ta fitojnë ndeshjen, pasi që patën sulmin e fundit  në 1,3 të sekondës para finishit.

Debituesi Xhej Morant shënoi 26 pikë për Memfisin, ndërsa bashkëlojtari Xhej Krauder shënoi 21 pikë.

Rezultate në NBA

Minesota – Feniks 98: 100
Sharllot – Çikago 115: 116
Indiana – Оrllando 111: 106
Аtllanta – Тoronto 116: 119
Njujork – San Antonio 104: 111
Filladellfia – Мajami 113: 86
Кlivlend – Portlland 110: 104
Мemfis – LA Lejkers 108: 109
Мilluoki – Detroid 104: 90
Jutah – Nju Orllins 128: 120