Ballina MAGAZINA Ledri Vula nuk është më në menaxhimin e Faton Shoshit

Ledri Vula nuk është më në menaxhimin e Faton Shoshit

 

Reperi i njohur Ledri Vula është i pëlqyer nga një numër i madh fansash në mbarë trojet shqiptare.

Ndër vite ai i ka rezistuar skenës, duke qenë gjithmonë në listën e “top reperëve” vendorë.

Duket se një karrierë e qëndrueshme për kaq shumë vite është edhe rezultat i menaxhimit të mirë të saj.

Tash e sa vite, reperi nga Prishtina ka qenë nën menaxhimin e Faton Shoshit, që përveç tij më parë ka menaxhuar edhe emra tjerë të njohur si: Era Istrefi, Buta etj.

Mirëpo duket se tashmë dyshja në fjalë nuk do të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin sa i përket karrierës së reperit, pasi marrëveshja e menaxhimit është ndërpre.

Telegrafi merr vesh nga burime pranë reperit se dyshja kanë shkëputur bashkëpunimin miqësisht me njëri-tjetrin.

“Po është e vërtetë, Ledri nuk do të jetë më në menaxhimin e Faton Shoshit. Ky i fundit ka marrë vendim që të mos merret me menaxhim artistësh për momentin, pasi tash e pesë vite po e bën intensivisht këtë punë”, ka thënë ky burim.

Se Ledri dhe Fatoni vazhdojnë të ruajnë raporte miqësore me njëri-tjetrin, kjo vërtetohet lehtë edhe nga rrjetet sociale, ku ata vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin.