Vendet perëndimore të heqin dorë nga shprehitë që i kanë pasur në shekujt e mëparshëm kur ishin të aftë t’ua imponojnë vullnetin e tyre vendeve të tjera, deklaroi ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov.

“Mënyrë më e mirë është t’i jepet fund kësaj gjendje jonormale dhe të  braktisen ambiciet perandorake dhe shprehitë nga shekujt e kaluar, siç është imponimi i vullnetit të vet të tjerëve dhe t’i  gjykojnë të gjithë të tjerët”, tha Lavrovi.

Ministri rus i Punëve të Jashtme foli para studentëve të Akademisë Diplomatike  në Kirgistan për atë si të gjindet mënyra më e mirë për zgjidhjen e problemit me sanksionet e vendosura nga Perëndimi për Rusinë.