Frank Lampard ka konfirmuar se Edouard Mendy po i kompleton testet mjekësore te Chelsea në transferimin që do të kushtojë 25 milionë euro.

Portieri po largohet nga Rennes, derisa vlerësohet lartë për talentin e tij, e përparësia qëndron te gjatësia që posedon.

“Ai (Mendy) është duke i i kompletuar testet mjekësore derisa po flasim. Gjërat janë mirë dhe ai do të jetë lojtar i Chelseat”, ka thënë Lampard.

Transferimi i portierit të talentuar është bërë për shkaqe të formës së dobët të Kepa Arrizabalagas që nga edicioni i kaluar, derisa një gjë e tillë po e përcjell edhe në këtë sezon.

Lampard në humbje 2-0 ndaj Liverpoolit konfirmoi se spanjolli ka bërë gabime edhe në ndeshjen ndaj Brightonit, e që kjo detyroi që Mendy të prezantohej sa më shpejtë.