Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut e vazhdoi mbledhjen e 32-të, por për shkak të numrit të pamjaftueshëm të deputetëve, votimi për ligjet do të caktohet plotësisht. Në mbledhje ka 48 pika, ndërsa të tjera për t’u shqyrtuar janë 47 pasi që dhe u zgjodh Avokati i popullit.

Kuvendi e përfundoi debatin për propozim-ligjet për ndryshime të ligjeve për veprimtarinë detektive dhe për kontroll kufitar, si dhe për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për të drejta të posaçme të pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të anëtarëve të familjeve të tyre.

Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE theksoi se ndryshime të ligjeve për veprimtari detektive dhe për kontroll kufitar janë në të vërtetë harmonizime me Ligjin për kundërvajtje.

Në ligjin për veprimtari detektive gjobat ulen, por, siç tha Stojanovski, duhet të mbahet llogari të mos shkohet në të kundërtën, që do të thotë rrezikim o sigurisë së përgjithshme të qytetarëve.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, siç tha, ka vërejtje thelbësore për ligjin për kontroll kufitar, sepse me uljen drastike të gjobave krijohet mundësi për emigrantët apo për ata të cilët dëshirojnë të transportojnë emigrantë të vendosin ta bëjnë atë për shkak se gjobat do të ulen dukshëm.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi potencoi se përfaqësuesit e disa institucioneve, raportet vjetore apo programet e të cilave janë në rend dite të kësaj mbledhje nuk janë të pranishëm në sallë dhe prandaj konsideron se në të ardhmen duhet seriozisht të mendohet për të ardhmen e tyre dhe procedurat e tyre për shkak të faktit që shumica prej tyre janë zgjedhur nga Kuvendi.

Në mbledhjen e 32-të janë Propozim vendimi për miratim të Programit vjetor të Agjencisë për posta për vitin 2021, Plani financiar i Agjencisë për supervizion të sigurimit për vitin 2021, Raporti vjetor i Agjencisë për supervizion të për gjendjen dhe lëvizjen e tregut të sigurimeve në Maqedoni në vitin 2019, Raporti vjetor për punë i Agjencisë për shërbime audio dhe audio-vizuale mediale për vitin 2019, Raporti vjetor i Agjencisë për komunikime elektronike për vitin 2019, Raporti për realizim të programit vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për aviacion  civil për vitin 2019.

Derisa zgjati mbledhja në Kuvend u mbajtën edhe mbledhje të disa komisioneve, kështu që Xhaferi ha pauzë në mënyrë që të mundësohet prania e ministrave dhe deputetëve.

Mbledhja duhet të vazhdojë rreth pikës së tretë, përkatësisht Propozimi të plotësuar të Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna ndaj grave dhe dhunës në familje.