leanca për Shqiptarët duke aluduar se kjo Qeveri ka dështuar të sigurojë kushtet normale nëpër shtëpitë ndëshkuso-përmirësuese të dënuarve ka kërkuar dorëheqjen e Ministres së Drejtësisë Renata Deskoska, përgjiegjësi për ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe dhe Ministrit të Arsimit, Arbër Ademit. Faruk Avdiu nga ASH pohon se Filipçe duhet të përgjigjet për mos sigurim e të drejtës për shërim jashtë qelisë për të burgosurit duke u rikujtuar edhe vdekjen e 22 vjeçarit nga Kumanova.  Avdiu pohoi se e drejta e të jetuarit mbrohet me ligj.

“Aleanca për shqiptarët kërkon dorëheqjen e ministres së drejtësisë, Renata Deskoska për mos mbajtje të përgjegjësisë morale për vdekjen e të riut në Kumanovë si dhe mos sigurimin e të drejtave bazë të të burgosurve në burgje. ASH kërkon përgjegjësi nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe për mos sigurimin e të drejtës shëndetësore të të burgosurve. ASH, kërkon përgjegjësi nga Ministri i Arsimit, Arbër Ademi për mos ofrimin e kushteve mësimore për edukim të të burgosurve”, tha Faruk Avdiu.