Të gjithë e dijnë se kush është President i Maqedonisë së Veriut, por shqiptarët nuk kanë për ta kuptuar kurrë se prej gjithë kësaj historie , kandidati i pavarur dhe i varur njëkohësisht Blerim Reka nën kartën e ashpër të nacionalizmit , morri gjithë ato vota shqiptare dhe prej asaj kohe nuk ka dëgjuar më askush për të.Vetëm sot erdhi një lajm për të , ai u nominua për Ministër i Jashtëm i Kosovës nga Albin Kurti,por kjo është tjetër histori që s’ka të bëjë me zgjedhjet Presidenciale këtu.

Në fakt Reka erdhi, u faktorizua dhe më pas iku pa asnjë gjurmë .Tani ka një pyetje që rëndon së tepërmi kush cilin e mashtroi, Blerim Reka, Selën, apo ky i fundit e mashtroi Blerim Rekën .
Partitë shqiptare nën frikën të nxjerrin një kandidat të tyre sepse nuk ishin të sigurtë sa vota do merrnin, zgjodhën të përkrahnin një të ” pavarur” që si do që të shkonin punët, përgjegjësinë e humbjes ta merrte një individ dhe jo një subjekt .

As sot votuesi shqiptarë nuk e ka të qartë se a ishte ajo votë pazaresh apo ishte një votë e shkuar kot sepse shqiptarët nuk përfituan asgjë dhe Presidentin e morrën maqedonasit.Edhe Sela e dinte këtë,po aq sa Blerim Reka se shqiptarët nuk mund ta fitojnë Presidentin në këtë formë zgjedhjesh edhe sikur gjithë shqiptarët ta votojne atë.

Shqiptarët nuk e morrën Presidentin por ku shkoi vota e tyre për Berim Rekën ,ky është misteri që protagonistët kryesorë të këtij mashtrimi të madh nën kartën e ashpër të naconalizmit pasi kaloi stuhia e zgjedhjeve , ikën secili në drejtimin e vet pa mos shpjeguar kurrë se cfarë përfituan shqiptarët të ndezur peshë nga kombëtarizmi fallso i dikujt që doli të faktorizohet dhe me kaq mbaroi cdo gjë pa asnjë shpjegim, pa llogaridhënie, pa mos shpjeguar se ku shkuan ato para që u harxhuan në fushatën e tij dhe ku shkuan ato para që i takojnë një presidenti për një votë që megjithatë paguhet.

Zgjedhjet Presidenciale nxorrën një manipulim të paparë dhe këtë cmim e paguan qytetarët të mobilizuar për dicka që ata që i mbështetën, sot nuk japin asnjë shpjegim.
Mbi pazaret që bën politika, koston e paguan votuesi ,sidomos ai shqiptar dhe ky i fundit gjithnjë ka të drejtë , por ata nuk morrën asnjëherë një përgjigje nga Sela dhe Reka për gjithë ato para që u harxhuan shqiptari për shqiptarin , për hicgjë sa i përketë kauzës shqiptare po jo edhe protagonistëve politikë të përfshirë në këtë mashtrim perfekt madje duke ia kaluar paqtë .
Nga kjo histori zgjedhjesh ku shqiptarët nuk morrën as Presidentin, as zëvendëspresidentin dhe në fakt nuk morrën asgjë , askush nuk dha një shpjegim të vetëm përvecse një falemenderim pas mbarimit të zgjedhjeve dhe më pas të gjithë aktorët kryesorë u “zhdukën” secili në drejtimin e vet.

Blerim Reka morri me vete emrin që iu rrit ndërsa Zijadin Sela nuk tregoi kurrë nëse i mashtroi shqiptarët ose jo sepse vota e tyre nuk dihet mbi cfarë interesash ose pazaresh shkoi nën drithërimat e një fushate prej patrioti dhe një procesi të mbaruar zgjedhjesh pa u kuptuar kurrë ajo që ishte programuar nën mashtrimin perfekt .A i mashtroi Sela qytetarët për votën shqiptare për President ,këtë shpjegim ai nuk e dha kurrë në ndërkohë që ai kërkon sërish votë shqiptarësh .

Pas këtij momenti Blerim Reka fitoi famën e një njeriu që shumë prej votuesve nuk e kishin njohur kurrë më herët ,por një cështje që rri pezull është fakti se a do ta kërkojë sërish Sela kandidatin shqiptarë në zgjedhjet e 12 Prillit kur ai tashmë po nominohet si Ministër i Jashtëm i Kosovës ?!.

Jeta është megjithatë reale kështu tha Reka gjatë fushatës por ku mbeti tani virtualja ,atë mister që votuesit shqiptarë duhet ta dijnë se cfarë u bë me votën e tyre për Presidentin fiktiv të tyre.