Aleksandar Vucic, sot në krye të shtetit serb dhe faktor shumë i rëndësishëm për politikën serbe, jo gjithmonë gëzonte këtë fat, ai dikur ishte shërbëtor i kriminelit Sheshel të cilit i shërbente birra, dhe nuk kishte asnjë ndikim në poste udhëheqëse, përveçse një kamarier.

Vucic më vonë është bërë pjesëtar i Partisë Radikale që udhëhiqej nga Sheshel i akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte.

Një fotografi e tij duke bartur birra në një prej takimeve të partisë radikale ishte bërë hit në rrjetete sociale, ku ai ishte kamarier i Sheshelit.

Më poshtë ju sjellim 6 fakte për presidentin serb:

1. Vucic përveç si kamarier ka punuar edhe si tregtar në Londër, pasi kreu fakultetin e drejtësisë në Beograd.

2. Ka qenë ministër i Kriminelit Sllobodan Milloshevic që ka kryer krime çnjerëzore ndaj popullatës kosovare.

3. Ka kandiduar për kryetar bashkie dy herë në vitin 2004 dhe përsëri në vitin 2008, por të dyja i ka humbur.

4. Në vitin 1998 sa ishte Ministër i Infomacionit, Vucic, mik i kriminelëve Shesheli dhe Milloshevic vuri gjoba për gazetarët që kritikonin qeverinë dhe ndaloi kanalet e huaja televizive.

5. Ka qenë edhe gazetar si gazetar në Pale, Bosnje dhe Hercegovinë.

6. Sa ishte Ministër i Informacionit ndodhi që Slavko Ćuruvija, një gazetar i shquar, u vra në një vrasje të sponsorizuar nga shteti. Në vitin 1999, para se vrasja të ndodhte, Vucic dha një intervistë për tabloidin ‘Argument’ në të cilën ai deklaroi “Unë do të hakmerrem ndaj Slavko Ćuruvija për të gjitha gënjeshtrat e publikuara në Dnevni telegraf.

Presidenti serb Alexandar Vucic është një person i padëshiruar në Republikën e Kosovës, pikërisht për shkak të jetës së tij, dhe mbështjetes që ka për kriminelet serbë që vranë e masakruar mijëra kosovarë të pafajshëm.
Vucic, vazhdimisht sulmon shtetin e Kosovës, dhe nuk e pranon në asnjë moment pavarësinë e saj, gjë e cila është e vulosur tashmë që 12 vjet, me 17 shkurt 2008.

FOTO: