Se do të ketë keqpërdorime ne këtë e kemi ditur dhe kjo nuk ndodh për herrë të parë kur ka zona krizash të ndryshme në botë kudo! Por se kaq shpejtë do shfaqen në rrjetet sociale ishte pak e besueshme!

Kryeministri i Shqipërisë në një deklaratë për mediet nga zona e krizës deklaron se qeveria i ka të menaxhuara dhe te organizuara mirë, për deri sa qytetarët e thjeshtë nga ana tjetër ankohen se ndihmat nuk po shkojnë te ata as 10%!

Prandaj, ju që ndihmoni, ose ju që i dërgoni ndihmat atje, është mirë të bisedoni me organizata serioze në Shqipëri, si që është për shembull OH “Shqiptarët për Shqiptarët” e Elvis Naçit, pastaj ai edhe mund të ju rekomandon se me kë të bashkëpunoni nëse te ai janë mbushur limitet!

Para të dërgohen nuk jemi të sigurt se do të shkojnë në vendin e duhur, mendoj përmes bankës, prandaj mos dërgoni para pa i verifikuar seriozisht dhe mirë personat që i ndajnë ato IBAN numra ose xhirollogari numra!

Nuk e kemi qëllimin të shpërndajmë pesimizëm, larg asaj, thjesht duam që të keni kujdes, aq!