Simbolika e Arben Taravarit mbi ” veturën ” e famshme u fashit tashmë.
Një foto që ishte bërë virale, Taravari deshti të tregohet një politikan i moderuar, ndryshe, krahë-për krahë me popullin dhe i gatshëm për sakrifica personale po për të mirën e popullit.
Simbolika e veturës së Taravarit aludonte në të ashtëquajturën shtyrja e proceseve përpara por më 15 Korrik cdo gjë edhe kësaj rradhe shkoi mbrapshtë dhe të gjitha mbetën vetëm reklama.

Por derisa kreu i Komunës së Gostivarit dhe Shefi i Shtabit të ASH-së shtynte përpara veturën, harxhoi forcën dhe në zgjedhje gjërat iu kthyen mbrapshtë me gjithë optimizmin e tij dhe me deklaratat në mbrëmjen e 15 korrikut se ”Fituam bindshëm dhe sepse kemi një fitore të thellë” gjë që nuk ndodhi sërish duke e cuar në humbjen e rradhës partinë e tij, të gjashtën rradhazi kundër Ahmetit. Duket se imitimi i Taravarit nuk ia vlejti. Më parë PDK në Kosovë shtyu një autobus dhe humbi zgjedhjet dhe së fundmi edhe Taravari dhe partia e tij përjetuan të njëjtën gjë duke harxhuar forcat në gjëra sekundare.