Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi bëri bujë me deklaratën e tij para disa ditësh në emisionin e RTV21 Click Plus.

Thaçi i cili ishte i ftuar në emision për të komentuar aktualitetin politik në Maqedoni drejtoi akuza të ashpra ndaj partisë Alternativa.

Sipas Menduh Thaçit partia Alternativa e Afrim Gashit financohet nga burime të dyshimta nga Irani dhe Turqia.

“Merreni analizoni unazat të cilat i bartin njerëzit në Alternativë. Unazat i kanë të ngjashme me të ish-gjeneralit të vrarë iranian Kasim Sulejmani”, deklaroi Thaçi duke shtuar se shteti nuk kontrollon se si financohet Alternativa.

Shkurtshqip.mk, nga burime të afërta të partisë Alternativa mëson se partija tani është ndarë në dy fraksione. Njëri fraksion është pro financimit nga Irani, ndërsa tjetri kundër lobimit iranian.

Ku e çuan Alternativën alternativa e Iranit? – Është e qartë se përhapja e këtij informacioni në opinionin publik ka shkaktuar tension në partinë e Alternativës dhe përçarja brenda partisë është e pa evitueshme.