Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tërhoqi shortin për numrin rendor që subjektet politike do ta mbajnë në fletëvotime. Nga 14 subjekte listat e të cilave u miratuan, Bashkimi Demokratik për Integrim do ta ketë numrin 9.

LSDM-ja dhe koalicioni “Mundemi” do ta kenë numrin 3, ndërsa VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni “Ripërtëritja e Maqedonisë” do ta mbajnë numrin 14 si të radhiturit e fundit në listë. Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do ta kenë numrin 5 ndërsa e para në listë do të jetë PDSH-ja me numrin 1.