Në fillim të Janarit,banorët e Vizbegut bllokuan “Bulevardin Sllovenia”,duke kërkuar vendosjen e semaforëve për shkak të aksidenteve të shpeshta,që kanë marë jetë.

Kryetari i komunës së Butelit Velimir Smilevski u premtoi zgjidhje të shpejtë

Kaluan katër javë në Bulevardin Sllovenia nuk është vendosur as një gozhdë,nuk është hera e parë që autoritetet  ti gënjejnë banorë e Vizbegut

U kanë premtuar shkollë,e fëmijët e shkollave fillore ecin me kilometra për të arritur në shkollën më të afërt në Komunën e Cairit.

U kanë premtuar edhe kanalizim,ujë dhe rrugë,por edhe këto premtime nuk i kanë realizuar.

Banorët e Vizbegut i gënjyen për ndërtimin e shkollës…
E i gënjyen edhe për vendosjen e dy semaforëve.
Si të paguajnë tatimet dhe obligimet ndaj shtetit këta banorë, që nuk u realizohet kërkesë që zgjidhet me 200 euro investim?

Zgjedhjet parlamentare #LSDM mund ti humb vetëm për shkak të pushtetit lokal
Komuna si Buteli dhe Haraçina duhej të ishin pasqyrë e suksesshme e konceptit “#NjëShoqëriPërTëGjithë”, e doli të jetë se është pasqyrë e suksesshëm e konceptit “#GushaMëAfërSeFusha