Nëpërmes një postimi në facebook, kryetari i Komunës së Butelit, Shkup, Velimir Smilevski ka njoftuar se ia ka ndërprerë kontratën të punësuarit që përdori gjuhë të urrejtjes në rrjetet sociale ndaj shqiptarëve.

“Në lidhje me ngjarjen e djeshme të pakëndshme me të punësuarin në Komunën e Butelit, ju informoj se nga sot, angazhimi i tij në punë që ishte i rregulluar me kontratë, është ndërprerë dhe i njëjti më nuk është i punësuar në Komunën e Butelit” ka shkruar Smilevski.

Personi që ka ofenduar shqiptarët, me fjalë të pista dhe duke shtuar pyetjen se vallë shqiptarët vijnë nga Kosova apo Shqipëria, pas disa minutash kishte kërkuar falje në facebook, duke pretenduar se dikush ia ka hakuar llogarinë e facebook-ut.