Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Instituti për studime komunikative (ISK) e publikoi konkursin për zgjedhje të ekipeve gazetareske nga shkolalt e mesme “Bëhu aktiv në media” me të cilin shënohet Java evropiane e arsimimit medial 2020.

Qëllimi i konkursit është që nxënësit e shkollave të mesme të përfitojnë shkathtësi dhe trajnime gazetareske, ta kthejnë vëmendjen e opinionit dhe t’i sfidojnë bartësit e vendimeve për zgjidhje të problemeve rinore.

Në konkurs mund të marrin pjesë të gjithë nxënësit e shkollave të mesme prej vitit të parë deri në të katërtin dhe një profesor-koordinues, të gjithë nga e njejta shkollë. Nxënësit e shkollave të mesme duhet të dërgojnë propozime për përpunim të rrëfimeve gazetareske që do t’i prodhojnë në partnership me një nga mediumet në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Propozim idetë për rrëfime gazetareske duhet të përmbajnë arsyetim të qartë të një problemi të caktuar me të cilin përballen të rinjtë. Коnkursi zgjatë deri më 16 shkurt.

Do të zgjedhen gjashtë ekipe, rrëfimet e të cilëve duhet të prodhohen deri më 13 mars të këtij viti. Secili ekip do të marrë 400 euro në kundërvlerë të denarit për shpenzimet e prodhimit dhe punës në terren. Secili gazetar nga mediumi-partner do të marrë 200 euro në kundërvlerë të denarit për rolin mentorues gjatë prodhimit të rrëfimit.

Rrëfimet gazetareske, përveç që do të publikohen në media, do të prezantohen edhe në ngjarjen përfundimtare të cilën ISK dhe Delegacioni i BE-së do ta organizojnë në fund të marsit të këtij viti në Shkup dhe do të jetë pjesë e një sërë ngjarjesh që i organizon Komisioni evropian në suaza të Javës evropiane të arsimimit medial.