Gjatë kësaj periudhe, kur po përballemi me pandeminë e shkaktuar nga Covid-19, Ecolog International vjen me një donacion që ka për qëllim t’u sjellë lehtësira shumë nxënësve që vijnë nga familjet në nevojë. Siç është e ditur tashmë, masat për parandalimin e përhapjes së virusit e sollën nevojën që arsimi të kalojë në formën e zhvillimit të procesit mësimor online. Si rrjedhojë, në mungesë të pajisjeve teknologjike adekuate shumë nxënës mbetën jashtë këtij procesi.

Kryetari Blerim Bexheti falenderoi “Ecolog International” për këtë donacion, i cili mundëson që fëmijët të ndjekin pa asnjë pengesë procesin edukativo-arsimor online.