Sot u nënshkrua memorandum bashkëpunimi në mes Komunës së Sarajit dhe Ministrisë së Transport dhe Lidhjeve të RMV.

Kryetari Blerim Bexheti me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugarevski sot nënshkruan memorandum bashkëpunimi, për projektin që parasheh rekonstruim dhe rehabilitim të rrugve lokale.
Ky projekt financohet nga Banka Botërore, dhe përfshinë shumën prej 70 milion euro, ku Komunës së Sarajit i është ndarë shumë prej 691.000,00 euro.

Komuna e Sarajit edhe në të ardhmen do të punoj me përkushtim në realizimin e projekteve për zhvillimin e infrastruktures në të gjitha vendbanimet.