Sot kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu, së bashku me ministrin e arsimit Arbër Ademi dhe të tjerë, kanë promovuar rumbullakësimin e punimeve të cilat u realizuan nga projekti i fituar, të 13 shkollave nga gjithsej 198 shkolla konkuruese në konkursin respektiv të shpallur nga organizata USAID

Vlera e projektit përfshinë shumën prej 1.900.000 denarë nga USAID dhe pjesmarje të komunës me 2.000.000 denarë nga buxheti komunal.

Ky projekt ka për qëllim integrimin e fëmijëve në shkolla dhe promovimin e diversitetit si vlerë e shoqërisë në përgjithësi dhe në institucionet arsimore në veçanti.