Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit

Në takimin e sotëm të punës që e realizova me z. Nehat Curri, profesorin e nderuar të arsimit muzikor në shkollës fillore “Imri Elezi” u dakorduam që të realizojmë projektin e përbashkët për krijimin e himnit të shkollës me tekst që i kushtohet jetës dhe veprës së dëshmorit të kombit Imri Elezi.

Kështu do ta ruajmë gjithmonë të freskët kujtimin për sakrificën heroike të Imriut ndër breza!