Pas ndihmës së siguruar finansiare në vlerë prej 720 000 denarëve, Këshilli i Emergjencës i përbërë nga koordinatori Blerim Sulejmani dhe anëtarët e Këshillit të Komunës Zahir Bekteshi, Xhemile Memeti dhe Fisnik Rramani kompletuan furgonin e parë me ndihma prej Komunës së Çairit që u nis në drejtim të Durrësit me materialin e siguruar si: batanije, medikamente, pako ushqimore, qumësht për fëmijë, mjete higjienike dhe pajisje për intervenim në terren.