Komuna e Çairit miratoi vendimi të ndajë një shumë parash prej 720 mijë denarë për të ndihmuar viktimat nga tërmeti në Durrës dhe vetëve përreth, raporton TV21.

Nga Komuna e Çairit njoftojnë se në aksion për të ndihmuar shtetin fqinjë janë kyçur edhe kompani të shumta nga Vizbegu që do të ndihmojnë me materiale mjete dhe produkte. Ndërkaq kryetari i Komunës së Çairit propozoi edhe themelimin e Këshillit për emergjencë nga një përfaqësues të të gjitha partive. Edhe kjo pikë kaloi me 19 vota pro dhe asnjë kundër nga Këshilli i komunës.