Komuna e Çairit ju njofton se gjatë orës policore më 18, 19 dhe 20 Prill (E Shtunë, E Diel dhe E Hënë) në kohën prej orës 10:00 deri në ora 20:00 do të vazhdojë me aksionin për plotësimin e nevojave të qytetarëve për medikamente shëndetësore duke siguruar transport të barnave nga barnatoret deri në shtëpitë e qytetarëve.

Qytetarët që kanë nevojë për blerjen e barnave do të mund të bëjnë porosinë duke u lajmëruar në këto kontakt numra: 072 521 165 dhe 078 391 890. Dy punëtorë të angazhuar me leje qarkullimi do të dërgojnë barnat deri në shtëpitë e tyre.

Me respekt,
Shërbimi për informim – Komuna Çair