Në përputhje me vendimet e miratuara të shtabit lokal të emergjencës, Komuna Çair vazhdoi me shpërndarjen e materialit higjienik që edhe për institucionet e shërbimit shëndetësor që janë në vijën e parë të frontit në përballjen me kërcënimin e shëndetit tonë, virusin Covid – 19.

Kryetari i Komunës së Çairit bashkë me kryetarin e këshillit komunal dhe anëtarin e shtabit të emergjencës z. Zahir Bekteshi ftuan drejtorin për çështje ekonomike të Shtëpisë së Shëndetit – Shkup z. Besim Koka të cilit i dhuruan 2000 maska mbrojtëse dhe 50 mjete për dezinfekim për repartin e ndihmës së shpejtë dhe drejtorin e Spitalit Gjinekologjik “Nëna Terezë” z. Bashkim Ismaili të cilit poashtu i ndanë sasi të njejtë në shërbim të personelit dhe pacientëve të tyre.

Poashtu edhe njësisë rajonale të Kryqit të Kuq në Çair të udhëhequr nga z. Alajdin Sulejmani i dhuruan 500 maska mbrojtëse dhe 20 mjeteve për dezinfektim.

Image may contain: 1 person, sitting, table and indoor
Image may contain: one or more people
Image may contain: 2 people, people standing
Image may contain: 1 person, standing and indoor