“Për herë të parë, kemi qasje në llogaritë e partive, kemi një marrëveshje me bankat dhe në baza ditore do t’i dimë ndryshimet dhe do të dimë se kush janë donatorët”, tha për “Euro-Fokus” kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska.

“Nga ana tjetër, për të siguruar që të mos ketë abuzime, ne kemi kontaktuar me Agjencinë e Punësimit dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Ne kemi një listë të personave që janë kategori të cenueshme, që do të thotë se ata nuk mund të jenë dhurues. E dini sesi, korrupsioni është si një rrjetë, thurje, pas zgjedhjeve janë tenderët, kjo është si një tren.

Qëllimi ynë është të shohim se sa prej këtyre donatorëve marrin tender, domethënë marrin fonde buxhetore, të cilat derdhen në kompanitë e tyre. Vetëm me një dixhitalizim të mirë dhe marrjen e të dhënave në baza ditore mund ta arrijmë këtë”, tha Ivanovska.