Drejtori rajonal i Organizatës botërore të shëndetësisë për Evropë, Hans Henri Kluge, tha se gjendja me pandeminë e Kovid-19 në Evropë është ende serioze.

“Tre muaj pasi OBSH-ja shpalli gjendje të jashtëzakonshme shëndetësore në botë, lakorja që e tregon numrin e rasteve të reja të të infektuarve në Evropën perëndimore, e ka arritur kulmin, por rritet siç edhe shohim drejt lindjes”, tha Kluge në konferencë për shtyp.

Ai shtoi se numri i përgjithshëm i rasteve të reja në Evropë, në shtatë ditët e fundit, është rritur për 15 për qind dhe tani është 1.408.266, ndërsa numri i rasteve të vdekjes është rritur për 18 për qind, në 129.344.

Evropa ka 46 për qind nga rastet e personave të infektuar në botë, ndërsa sipas numrit të të vdekurve, kjo përqindje është 63.

“Spanja, Italia, Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca, edhe më tej kanë numër më të madh të të infektuarve, është arritur kulmi, respektivisht vjen deri në rënie të numrit të rasteve të reja të të infektuarve”, tha Kluge, duke theksuar se ky zhvillim pozitiv duhet të ndiqet edhe më tej.

Kluge bëri thirrje për kujdes dhe durim në luftën kundër pandemisë dhe përmendi gatitshmërinë që të vendosen sërish masa, nëse kjo nevojitet./