Në Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve, Reparti për kardiologji dhe reaumatologji, sot Stopanska Banka SHA – Shkup përmes projektit “Drejtori nga zemra” dhuroi aparat ultrazë Philips “Affinity” 70 me sonda adekuate për kontroll të fëmijëve nga të gjitha moshat.

“Ky aparat ofron cilësi të lartë të fotografisë 2D veçanërisht tek rastet e rënda teknike me mbi 7.500 parametra me të cilët mund të personalizohet kontrolli dhe ekran i madh me rezolutë të lartë. Aparati ofron diagnostikë të shpejtë, të saktë dhe të sigurt, ndërsa me këtë rast është edhe efikas në mënyrë energjetike me çka ofron hapësirë për kursim të kohës dhe të resurseve për spitalin. Në mënyrë shtesë, kjo pajisje diagnostike do të mund të shfrytëzohet edhe për qëllime hulumtuese të ekipit mjekësor me të cilët do të realizohet edhe funksionin edukativ i Klinikës”, kumtojnë nga Stopanska Banka SHA – Shkup.