Përmes një postimi në rrjetet sociale, të punësuarit në Klinikën Universitare të Reumatologjisë kanë përmbyllur një vit me plot suksese duke festuar kështu së bashku por edhe duke numëruar disa nga të arriturat që kanë sjellë për pacientët në nevojë që kanë kërkuar shërbime në këtë klinikë.

Këtë vit e përcjellim si një nga vitet me të suksesshme për Klinikën Universitare të Reumatologjisë. Falë angazhimit dhe përkushtimit të drejtorit Hisen Ameti dhe hapësirës të cilën ia dha risive për krijimin e kushteve bashkëkohore që ndikon drejtëpërdrejtë në trajtimin sa më të mirë të pacinetëve Klinika jonë gjatë vitit u pajis me:
•Laborator të ri
•Dexa aparat të ri
•Eho aparat të ri
•Hapësirë dhe mjete për terapi fizikale të re

Me krijimin e kushteve dhe hapësirës së re stafi profesional arriti të trajtojë 30.000 pacientë në mënyrë adekuate të cilëve i shtohen edhe 400 pacientë stacionar që vizituan Klinikën. Vlen të theksohet se janë realizuar mbi 100.000 analiza laboratorike të cilat shënojnë numër rekord të realizuara gjatë vitit. Të gjitha këto numra do të ishte vështirë të realizohen nëse nuk do të kishte numër të mjaftueshëm të personelit mjekësor të cilë falë angazhimit të drejtorisë nuk do të kishin statusin e rregulluar si dhe kushtet e punës në spital ndërsa këtu vlen të shtohet dëshira dhe vullneti për të krijuar hapësirë për risi dhe realizimin e tyre në praktikë