Këshilli organizativ, në koordinim me kryetarin e Komunës së Cairit, Visar Ganiu, ka vendosur që të anulojë të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive që ishin planifikuar të mbahen me rastin e kremtimit të Ditës së Flamurit Kombëtar- 28 Nëntorit.

Kjo për shkak të tërmetit të fuqishëm që goditi sot Shqipërinë duke lënë të paktën 18 të vdekur dhe mbi 600 të plagosur.

Komuna e Cairit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të tërmetit dhe shërim sa më të shpejtë të gjithë të plagosurve tjerë.