Nëna e katër fëmijëve pranoi që kërkesa e burrit të saj dhe puna në Shtëpinë e Bardhë, ka çuar në vendimin që të mendojë më me kujdes për ato që vesh në evente dhe në tapete të kuqe, si dhe për ato që ajo poston në rrjete sociale, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Kim, 39 vjeç, tha që ajo ka filluar të zvogëlojë veshjet e saj dhe fotot provokuese në Instagram, dhe tha: “Nuk e di nëse është fakti që burri im është shprehur se ndonjëherë shumë seksi është thjesht e tepërt dhe ai nuk është i qetë me të.

“Unë e dëgjoj atë dhe e kuptoj atë. Ende, në fund të ditës, ai gjithmonë më jep lirinë të jem dhe të bëj atë që dua”, shtoi ajo.

Duke folur për “New Yorker”, ylli i reality shout, e cila muajt e fundit ka punuar për reformat në burgje, tha se teksa ishte në takime mendonte për selfiet e saj dhe shpresonte që stafi nuk i shikonte.

Kanye, 42 vjeç kishte debatuar me Kimin lidhur me veshjen e saj në Met Gala.