Me rastin e festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve të ardhshme, autobusët e transportit publik të Shkupit do të funksionojnë në orar ndryshe nga ai i zakonshmi, ndërsa orar të ndryshuar të punës do ta kenë edhe teleferiku në Vodno, njoftojnë nga NQP – Shkup. Linjat e natës më 31 dhjetor (e martë) për 1 janar (e mërkurë) do të funksionojnë sipas orarit të shtunës për të dielën.

Me 1 Janar (e mërkurë) autobusët e transportit publik do të qarkullojnë sipas orarit dimëror javor. Nga 2 janari (e enjte), për shkak të pushimeve dimërore të shkollave, oraret e autobusëve do të reduktohen derisa në fund të pushimit të nxënësve. Më 6 janar (nata e Buzmit, e hënë) dhe 7 janar (Krishtlindja, e martë) autobusët do të qarkullojnë sipas orarit dimëror javor.

Teleferiku i Vodnos nuk do të funksionojë më 31 dhjetor (e martë). Më 1 janar (e Mërkurë), teleferiku do të jetë i hapur nga 11 e mëngjesit deri në ora 5 pasdite dhe do të jetë i hapur për vizitorë nga ora 10 e mëngjesit deri në ora 17 pasdite në prag të Krishtlindjes (6 janar, e hënë) dhe Krishtlindja (7 janar, e martë).

Më 6 janar (nata e Krishtlindjes, e hënë), linja 25 deri në Vodno të mesme do të funksionojë sipas orarit javor dimëror, ndërsa linjat 25A dhe 25B nuk do të qarkullojnë. Më 7 janar (Krishtlindje, e martë) të tre linjat për në Vodno të mesme do të qarkullojnë sipas orarit javor dimëror.

NQP – Shkup njoftoi se më 1, 6 dhe 7 janar do të kujdestari do të bëjnë sportelet për bileta në Qendrën e transportit, Tregun e gjelbër dhe në Gjorce Petrov.

Më 1 janar, të tre sportelet për bilete do të jenë të hapura nga 10 e mëngjesit deri në ora 18 pas dite.

Në ditën e Buzmit (6 janar, e hënë) dhe Krishtlindje (7 janar, e martë) sporteli i biletave në Gjorce Petrov do të funksionojë nga ora 7 deri në ora 13, ndërsa sporteli për bileta në Tregun e Gjelbër dhe Qendrën e transportit nga 7 e mëngjesit deri në ora 19.