Jens Mueller do të jetë hartuesi i platformës ekonomike të ASH-së së Ziadin Selës dhe AAA-së së Afrim Gashit ku së fundmi lidhën koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e 12 Prillit.

Muller në Maj të vitit 2019 ka qenë përfaësues i Projektit të tubacionit të gazit natyror Nord Stream 2

“SH.B.A., disa vende të Evropës Lindore dhe Republikat Baltike nuk e pranojnë projektin në bazë të faktit se do të rrisë varësinë e BE nga eksportet ruse të gazit natyror.” thotë perfaqesues i kompanisë Jens Mueller e cila është në kundërshim me interesat amerikane

Më 4 maj, Presidenti i SHBA Donald Trump, në një deklaratë të përbashkët me Kryeministrin Sllovak Peter Pellegrini, kritikoi ashpër projektin dhe tha se ai do t’i linte disa vende të prekshme.

“Vendet tona gjithashtu pohojnë se siguria e energjisë është thelbësore për sigurinë kombëtare. Ne ritheksojmë kundërshtimin tonë ndaj përdorimit të projekteve energjetike si armë gjeopolitike, përfshirë Nord Stream 2, “thuhet në deklaratë.

Për më tepër, Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, paralajmëroi kompanitë gjermane që ata të ndëshkoheshin nëse vazhdojnë të bashkëpunojnë me Rusinë për projektin.

Ndryshe Projekti Nord Stream – operacional që nga viti 2011 me një kapacitet vjetor prej 55 miliardë metra kub – sjell gazin rus direkt në Gjermani përmes Detit Baltik. Nord Stream 2, i cili planifikon të bëhet funksional deri në fund të vitit 2019, gjithashtu ka të njëjtin kapacitet vjetor dhe shkon pothuajse paralel me rrugën e parë të tubacionit. Së bashku ata do të plotësojnë kërkesën vjetore të gazit për një çerek të kontinentit evropian.

Ja linku i deklaratës së Mullerit

https://www.aa.com.tr/en/economy/no-need-for-plan-b-against-us-sanctions-nord-stream-2/1476983?fbclid=IwAR0GUX2xI5-KDbusmeqODTzEBH5HESjw8QsJJ3RiQ1oFZkoNZhIzuboBOz0