Ekipi i kryetares së zgjedhur të Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajn, këtë mëngjes ka marrë dritë të gjelbër nga Këshilli i BE-së, ndërkohë mbetet që përbërja e re e Komisionit Evropian, ditën e mërkurë të aprovohet nga ana e Parlamentit Evropian.

25 euro-komisarët e rinj, së bashku me Përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri në BE, janë aprovuar në seancën e sotme të Këshillit të BE-së, me çka hapet rruga për votimin e eurodeputetëve.

Këshilli dhe Parlamenti janë dy trupa bashkë-vendimmarrës të Bashkimit Evropian.

Parlamenti Evropian do të duhet të votojë për përbërjen e përgjithshme të Komisionit të ri Evropian. Pritshmëritë janë që kjo do të kalojë, por me një shumicë të ngushtë. Derisa deputetët e përkrahin Komisionin e ri Evropian, ajo do të duhej të fillonte me punë më 2 dhjetor.

Komisarët evropianë janë të emëruar nga çdo vend anëtarë në BE, por Mbretëria e Bashkuar, edhe krahas kërkesave të Fon der Lajn, nuk ka dërguar kandidatin e saj për shkak të fushatës zgjedhore e cila është në vijim.

Brukseli ka hapur procedurë kundërvajtës para dhjetë ditësh kundër Londrës, ndërsa Këshilli Evropian sot edhe një herë e rikujtoi Qeverinë britanike që derisa ende formalisht vendi është anëtar i BE-së duhet të respektojë të gjitha detyrimet e saja në përputhje me ligjet e BE-së.

Mbretëria e Bashkuar duhet ta braktis BE-në më 31 janar të vitit 2020-të.