Karvani i llogaridhënies së funksionarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim sot do të vazhdojë të jepet para qytetarëve të komunës së Studeniçanit.

Me këtë rast, siç njofton zyra për informim e BDI-së, qytetarët e komunës së Studeniçanit dhe rrethinës, do të kenë mundësi të diskutojnë, të shkëmbejnë mendime, të parashtrojnë pyetjet e tyre si dhe të japin vërejtjet lidhur me punën e Qeverisë dhe organeve të tjera shtetërore.

Funksionarët, sipas agjendës do të realizojnë vizitë në fshatin Batincë, më pas do të inspektojnë punët për objektin shkollor në Lubosh, për të vijuar me vizitën e dy objekteve afariste në Studeniçan, vizitë në fshatin Moranë si dhe takim (debat) me qytetarët në Studeniçan.