Policia ka konfirmuar zyrtarisht informacionin e publikuar në Lajm se sot një nxenes është therrur me mjet të mprehtë nga një bashkëmoshatar i tij në shkollën Arsenie Jovkov në Butel-Shkup.

Nga MPB njoftojnë për Lajm se nxenesi i therrur në ora 11 e 8 minuta është derguar te spitali i qytetit, “Naum Ohridski”.

Ai është therur rreth ores 10 e 50 minuta me mjet të mprehtë nga një moshatar i tij, pas një zenke verbale.

“Sulmuesi është siguruar nga policia dhe bashkë me prindin është derguar në SP Çair”, njoftojne nga MPB.