Zgjedhjet më 12 dhjetor mund të sjellin deri te një parlament ku asnjë parti nuk do të disponojë shumicë, thotë Dominik Kamings, këshilltar kryesor i kryeministrit britanik Boris Xhonson, transmetuan mediat britanike.

Partia konservatore e Xhonsonit ka përparësi serioze para opozitës së udhëhequr prej laburistëve Xheremi Korbin, edhe pse ajo gjatë ditëve të fundit është zvogëluar.

“Më besoni, si njeri që kam punuar në shumë fushata parazgjedhore, gjërat janë shumë më të tensionuara se sa duken në shikim të parë dhe ka mundësi reale të fitojmë “parlament ku asnjëri nuk do të ketë shumicë”, tha ai duke pasur parasysh parlamentin jofunksional në të cilin asnjë parti nuk do të disponojë me shumicë.