Bashkëshortja e Jordan Kamçev, Ana Kamçev sot dëshmon për rastin “Reket”. Ajo nga prokurorja Villma Ruskoska u pyet se çfarë ndodhi para se Kamçev të ishte arrestuar

“Gjysmë ore para mesnatës, Jordan Kamçev me thirri dhe me tha të shkoj në katin e poshtëm për të më thënë diçka. Zoran Milevski ishte i pranishëm në shtëpinë time dhe tha që shtëpia jonë do të kontrollohet në orën 6 të mëngjesit. Kjo ishte, një kërkim në shtëpinë tonë, pastaj në Orca Holding. Kamçev u soll para gjyqtarit për rastin “Perandoria.

Kur erdhëm në Gjykatën Penale, ajo që mbaj mend ishte sjellja jo e mirë e prokurores Stefanova, për të cilën një nga mbrojtësit Antonio Apostolski i tha në sallë: “Ju nuk mund të bëni asgjë, fuqia është me mua , vetëm duhet të dish kur është te ti dhe të dish si ta përdorish atë”.

Më vonë u informova nga një avokat tjetër në rastin “Perandoria” se e njëjta prokurore Lile Stefanova u ishte drejtuar atyre që të mos ishin mbrojtës në lëndën “Perandoria”.  Ajo pati ndikim në mbrojtje” tha Kamçeva.