Kalaja dardane e Shkupit sonte shëndrit PSE JO? DItë më parë edhe Çairi, Kumanovaës, Tetova, Zajazi , Sllupçani Dibrës,Sarajj dhe Struga iu bashkangjitën motos “PSE JO” për kryeministrin e parë shqiptar.

Me moton “PSE JO” i japin mbështetje të madhe idesë së Ali Ahmetit, përcjell TS.

Ndërsa mbrëmë në Sheshin Skenderbeu në Shkup, ishte vendosur një parollë e cila thoshte:”Kan dhan fjal bijt e Shqipnis, Shqiptar me kan kryeministri i Dardanis”.

Ky reaksion nga qytetarët vjen edhe si rezultat i reagimit të menjëhershëm të liderit të LSDM-së Zoran Zaev, i cili mohoi dhe ashpër refuzoi mundësinë për një kryeministër shqiptar në Mqedoninë e Veriut.